Kryetari i LDK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është pritur nga një numër i madh i banorëve të Rugovës së Pejës.
Pas tubimit që pati në Istog, kreu i LDK-së do t’i drejtohet qytetarëve të Rugovës.
Komunën e Istogut, Abdixhiku e cilësoi si vetë LDK-ja.
“Nuk është tubimi qendror, por vetëm një takim nëndege – e qytetit – në Istog. Dje në Gurrakoc, sot në qytet – shpërthimi këtu nisi dhe s’ka të ndalur më! Istogu jo vetëm që është me LDK-në, është vet LDK-ja”, tha Abdixhiku në Istog.