Abdixhiku për tubimin në Kodrën e Trimave: Askund sikur sonte, Prishtina po rikthehet në bastion të LDK-së

Kosova

Abdixhiku për tubimin në Kodrën e Trimave: Askund sikur sonte, Prishtina po rikthehet në bastion të LDK-së

Më: 19 janar 2025 Në ora: 19:48
Lumir Abdixhiku

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim madhështor në Kodrën e Trimave, Prishtinë, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Ai deklaroi se “Prishtina, po rikthehet në bastion të LDK-së” dhe theksoi se përkushtimi i tij për kryeqytetin do të përfshijë një investim prej 1.5 miliardë eurosh".

Postimi:

Kodra e Trimave! Prishtinë!

Kam parë çfarë kam parë – askund sikur sonte!

Vranjevci foli!

S’do të kishte kuptim fushata jonë pa Degën e Parë në këmbë! Por kështu, kaq zjarrtë, kemi kohë pa e parë!

Prishtina, po rikthehet në bastion të LDK-së!

1.5 miliard euro për Kryeqytetin! Ky është zotimi ynë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat