Rruga Prizren-Prevallë, problem për turistët dhe bizneset: Bllokime dhe rrezik nga rrëshqitjet e gurëve

Kosova

Rruga Prizren-Prevallë, problem për turistët dhe bizneset: Bllokime dhe rrezik nga rrëshqitjet e gurëve

Më: 20 janar 2025 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Rruga Prizren-Prevallë, një nga më të frekuentuarat, sidomos gjatë pushimeve dimërore, po shndërrohet në sfidë për turistët dhe bizneset përreth.

Për shkak të mirëmbajtjes së pamjaftueshme nga Ministria e Infrastrukturës, kjo rrugë shpesh mbetet e bllokuar gjatë reshjeve atmosferike, sidomos në fundjavë, duke krijuar vështirësi të mëdha për qarkullim.

Intervenimi i kompanisë kontraktuese shpesh bëhet me vonesë, duke shkaktuar jo vetëm vonesa për pushuesit, por edhe dëme për bizneset lokale që varen nga qarkullimi i rregullt.

Për më tepër, rruga po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme për shkak të rrëshqitjeve të gurëve, që rrezikojnë sigurinë e udhëtarëve, raporton gazetari Nuhi Salihu, në emisonin “Ora Shtatë” .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat