Keqpërdoren pensionet, përfundojnë në pranga drejtoresha dhe djali i saj në Deçan

Kosova

Keqpërdoren pensionet, përfundojnë në pranga drejtoresha dhe djali i saj në Deçan

Më: 20 janar 2025 Në ora: 09:11
Policia

Policia e Kosovës gjatë fundjavës, ka arrestuar drejtoreshën e Qendrës për Mbrojtjen e Shëndetit Mendor në komunën e Deçanit, së bashku me djalin e saj, për dyshime të rënda mbi keqpërdorimin e të dhënave dhe pensioneve të pacientëve me probleme mendore.

Sipas njoftimit të policisë, dy të arrestuarit dyshohen se kanë keqpërdorur kartelat mjekësore të pacientëve për të përvetësuar pensionet e tyre.

Prokuroria Themelore e Pejës ka konfirmuar se rasti është duke u hetuar dhe janë marrë masat e nevojshme, përfshirë arrestimin e të dyshuarve dhe konfiskimin e provave.

Prokuroria ka njoftuar po ashtu se do të kërkojë pezullimin e drejtoreshës nga detyra, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat