Haradinaj: Kosova, pjesë e aleancës së Perëndimit

Kosova

Haradinaj: Kosova, pjesë e aleancës së Perëndimit

Më: 20 janar 2025 Në ora: 19:35
Pamje nga takimi

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni me Nismën, Forumi E 30, Konservatore dhe Lista Ideal po marrin mbështetje të madhe edhe në vendbanime më të vogla.

Haradinaj tha se Kosova duhet të jetë pjesë e Aleancës së Perëndimit dhe jo e izolimit.

“137 - Kosova pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo izolimit!

Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve, në tubimet tona, edhe në vendbanime më të vogla, që nga Vrella e Istogut, Drenoci i Vokshit, Hasi, Gjinoci i Suharekës, Novosella e Gjakovës, e kështu me radhë deri në çdo fshat e lagje anë e kënd Kosovës, janë shenjë e përcaktim i fortë se populli ynë nuk e duron më as mashtrimin as izolimin.

Këta mijëra qytetarë janë forca jonë që na shtynë drejt Kosovës Fituese - 137!

Jemi bashkë!”, shkroi Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat