Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, gjatë ditës së sotme ka vizituar qytetarët e Gërdocit.
Hyseni, përmes një postimi në facebook u shprehë se mashtrimi e zhgënjimi do të ndëshkohen më 9 shkurt.
Ndërsa theksoi, së gjatë këtij takimi bisedoj më qytetarët e këtij vendi për shqetësimet e mëdha e të çdoditshme, e po ashtu prezantuam edhe programin tonë.
“Gërdoci foli vendosmërisht për Ndryshim!
Mashtrimi e zhgënjimi do të ndëshkohen më 9 shkurt!
Mikpritje, entuziazëm e vendosmëri që 9 shkurti t’i jap ndryshimin Republikës.
Biseduam për shqetësimet e mëdha e të çdoditshme, e po ashtu prezantuam edhe programin tonë, i cili si kudo deri më tani, edhe në Gërdoc u prit jashtëzakonisht mirë.
Kjo që pamë sonte në Gërdoc është vet fryma e fitores, fryma e ndryshimit!’, ka shkruar Hyseni.
Kujtojmë së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ekrem Hyseni kandidon me numër 16.