Kandidati i PDK’së për kryeminsitër, Bedri Hamza ka shpërndarë fotografi nga tubimi në Suharekë.
Ai përmes postimi thotë se PDK’ja ofron zgjedhje, e jo arsyetime.
“Një tubim me plot entuziazëm në Suharekë. Me plot energji dhe shpresë për Kosovën që mundet ma mirë.
Ne ofrojmë zgjidhje, jo arsyetime! Kosova mundet ma mirë do të thotë më shumë zhvillim e më pak tatime, më shumë të ardhura për secilin, shëndetësi më të mirë, arsim modern dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, shkruan Hamza.