Fshati Dobërlluk në Komunën e Vushtrrisë nga mbrëmë është pa furnizim me ujë të pijes.
Sipas njoftimit, kjo ka ndodhur për shkak të pëlcitjes së gypit kryesot furnizues.
Bëhet e ditur se sot pritet të bëhet sanimi i defektit.
“Për shkak të pëlcitjes së gypit kryesor furnizues, fshati Dobërlluk do të mbetet pa ujë deri ditën e nesërme kur edhe pritet sanimi i defektit”, thuhet në njoftim.