Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Ekrem Hyseni gjatë një takimi me banorët e fshatit Shajkoc, ka thënë se mikpritja dhe mobilizimi, e bënë të qartë përcaktimin dhe vendosmërinë e tyre.
Ndërsa ka thënë se kjo tregon frymën e fitorës dhe frymën e ndryshimit në Shajkoc.
“Kjo është fryma e fitores, fryma e ndryshimit në Shajkoc! Të vendosur e të mobilizuar, me një mikpritje siç di Shajkoci, na e bënë të qartë përcaktimin e vendosmërinë e tyre.
Familjet, lagjet i tërë Shajkoci është ringritur për ndryshimin e nevojshëm më 9 shkurt. Ndjehem tejet i nderuar me një mbështetje të tillë! Kjo ësht Lidhja jonë, është shtëpia jonë e përbashkët”, ka thënë Hyseni.