Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 22 janar 2025 Në ora: 22:58
Ilustrim

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban takimin e radhës. (Këshilli Gjyqësor i Kosovës, salla e takimeve, ora 09:00)

Mbahet seancë gjyqësore në rastin Cobra. (Pallati i Drejtësisë, Departamenti i Gjykatës Speciale, ora 9:30)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Prokuroria e Shtetit, salla e takimeve, kati i tretë, ora 10:00)

Koalicioni për Familje mban konferencë për media. (Shtabi Qendror i Koalicionit për Familje, rruga “Fehmi Agani” numër 8, kati i parë, ora 10:00)

OJQ ACDC dhe BIRODI mbajnë konferencën për media “Serb/Alb media mirror”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00-13:00)

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli viziton zyrat qendrore të Kompanisë "Bifurkacioni. (Ora 13:30)

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, mban tubim me qytetarët e Komunës së Shtimes. (Salla e Sporteve, ora 17:00)

Koalicioni AAK - NISMA - KONSERVATORËT - FORUMI INTELEKTUAL E30 - IDEAL mban tubim me qytetarë. (Salla e Sporteve “Mihal Grameno”, Fushë Kosovë, ora 19:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat