Blerim Sinani i bashkohet degës së tretë të LDK-së në Prishtinë

Kosova

Blerim Sinani i bashkohet degës së tretë të LDK-së në Prishtinë

Më: 23 janar 2025 Në ora: 13:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i degës së tretë të LDK-së në Prishtinë, Alban Zogaj, mirëpriti sot aderimin e Blerim Sinanit, një figure të re dhe të përgatitur, në radhët e kësaj dege, e cila është njohur si Dega e Presidentit Rugova.

Blerim Sinani, i lindur në vitin 1992 në Prishtinë, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në fushën e ekonomisë dhe të biznesit, duke përfituar nga shkollimi cilësor në Kosovë dhe jashtë vendit. Ai ka një titull Master në Administrim Biznesi nga “New York Institute of Technology” dhe ka përvojë studimore në SHBA, Francë, Holandë dhe Kaliforni, duke sjellë një pasuri të madhe njohurish dhe përvojash.

Ai vjen nga një familje me traditë të gjatë ndërmarrëse dhe atdhetare, e cila ka kontribuuar që nga viti 1968. Blerimi është gjithashtu nip i veprimtarit dhe humanistit të shquar, Xhemail Sinani, një figurë e respektuar për kontributin e tij në periudha të vështira të historisë së Kosovës.

“Mirë se vjen në degën e tretë, Blerim! Ky është një moment i rëndësishëm për forcimin e ekipit tonë dhe të vizionit që përfaqëson LDK-ja,” deklaroi kryetari Alban Zogaj gjatë pritjes.

Aderimi i Blerim Sinanit konsiderohet si një shtytje e re për forcimin e degës së tretë, duke sjellë një kombinim të profesionalizmit, traditës dhe përkushtimit ndaj vlerave që mishëron kjo degë.

“Përvoja dhe angazhimi yt do të jenë një vlerë e shtuar për zhvillimin e Prishtinës dhe të gjithë Kosovës,” përfundoi Zogaj.

Kjo ngjarje dëshmon përkushtimin e LDK-së në përfshirjen e të rinjve të talentuar, duke ndjekur frymën dhe vizionin e Presidentit Rugova për një Kosovë të drejtë dhe të zhvilluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat