Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka vizituar qytetarët e komunës së Lipjanit.
Ahmeti, përmes një postimi në facebook u shprehë se qindra gra të Forumit të Gruas së LDK-së treguan se fuqia dhe vizioni i tyre janë zemra e betejës sonë për ndryshim.
Ndërsa theksoi se së bashku, po ndërtojmë një të ardhme të drejtë, të barabartë për të gjithë.
“Kur gratë bashkohen, ndryshimi bëhet i pashmangshëm!
Sonte kjo u dëshmua në Lipjan, qindra gra të Forumit të Gruas së LDK-së treguan se fuqia dhe vizioni i tyre janë zemra e betejës sonë për ndryshim.
Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme të drejtë, të barabartë për të gjithë!”, ka thënë Ahmeti.