Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Kolovicës nëhtinë, ku ka përçuar mesazhe të energjisë dhe mobilizimit për zgjedhjet e ardhshme. Pris
Krasniqi u shpreh i bindur në mbështetjen e fuqishme të qytetarëve të lagjeve të Prishtinës, duke theksuar se fitorja e PDK-së është një mision për një të ardhme më të mirë.
“Energji. Mobilizim. Fitore! Lagjet e Prishtinës janë të bashkuara. 'MaMirë' është vendimi i tyre. 'MaMirë' është edhe misioni ynë,” tha Krasniqi në Kolovicë.
Ai falënderoi qytetarët për përkrahjen e tyre të jashtëzakonshme, duke theksuar rëndësinë e bashkimit në këtë moment të rëndësishëm për vendin.
“Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Ky është momenti ynë!” shtoi kryetari i PDK-së.
"Edhe Kolovica është gati! Drejt fitores së madhe me 9 shkurt, bashkë me Kolovicën!", ka thënë kandidati për deputet Uran Ismaili.