Vdes infermierja Bedrie Gashi

Kosova

Vdes infermierja Bedrie Gashi

Më: 26 janar 2025 Në ora: 11:47
Bedrie Gashi

Ka vdekur infermierja Bedrie Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se ajo për tre dekada punoi me zell dhe përkushtim, në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Gjatë punës së saj, ajo trajtoi mijëra foshnje të lindura para kohe, duke i ndihmuar që të gëzojnë jetën”, thuhet në njofti.

“ShSKUK dhe QKUK, shprehin ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të Klinikës së Neonatologjisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat