Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka premtuar investime në fshatrat e Rugovës, për siç ka thënë ai, ato të bëhen edhe më atraktive për turistët.
“Nga peizazhet e bukura deri te pritja e ngrohtë, tradita dhe rrëfimet mbresëlënëse të rugovasve, këtë vend e bëjnë më shumë se një destinacion.
E bëjnë një përvojë të jashtëzakonshme për secilin që e viziton. Fshatrat e Rugovës, me investime të qeverisë sime, do t’i bëjmë edhe më atraktive për turistët”, thotë ai.