Gjatë javës së ardhshme pritet rritje e ndjeshme e temperaturave duke sjellë një mot më të ngrohtë, por cilësia e ajrit parashikohet të jetë e dobët andaj rekomandohen personat me probleme të frymëmarrjes, fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike të kufizojnë daljet gjatë orëve me mjegull.
Në orët e mëngjesit, do të ketë kushte për mjegull në shumë zona, veçanërisht në ultësira dhe vise urbane, gjë që mund të ndikojë negativisht në cilësinë e ajrit.
E hënë
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehë nga jugperëndimi.
E martë
Mot i ngjashëm me ditën e hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.
E mërkurë
Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.
E enjte
Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra diellore. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2-4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 10-12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.
E premte
Moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 10-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2 metër për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.