Instituti për Studime të Luftës Hibride ‘Octopus’ sot (e martë) organizon një tryezë të rrumbullakët me temën: “Ndërhyrja e huaj në zgjedhje dhe ndikimi i saj në sigurinë kombëtare dhe demokraci”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet që paraqesin ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore.
Në këtë tryezë do të marrin pjesë: ambasadori i Finlandës në Kosovë, një eksperte nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore, një ekspert nga Komiteti i Votuesve të Ukrainës, si dhe përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Ndryshe së fundi Instituti për Studime të Luftës Hibride ‘Octopus’ është bërë me drejtor të ri, ku prof. Arben Fetoshi është zgjedhur në krye të tij.