Policia në Vushtrri i konfiskon 10 patentë shoferë, shkak tejkalimi i gabuar

Kosova

Policia në Vushtrri i konfiskon 10 patentë shoferë, shkak tejkalimi i gabuar

Më: 28 janar 2025 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Policia në  Vushtrri ka konfiskuar përkohësisht dhjetë patentë shofer për kundërvajtje-tejkalim nga ana e djathtë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gjatë monitorimit dhe kontrollit në trafikun rrugor në rrugën nacionale në hyrje të Vushtrrisë, gjatë ditës së djeshme policia ka identifikuar trembëdhjetë shoferë të cilët kanë bërë tejkalime nga na e djathtë.

Me ç’rast, sipas policisë, kanë rrezikuar edhe pjesëmarrësit  e tjerë në trafik.

“Ndaj kundërvajtësve janë shqiptuar vendime për kundërvajtje me gjobë në shumë prej 150 euro, një pikë negative, si dhe masa mbrojtëse-konfiskim i përkohshëm i patentë shoferit në kohëzgjatje prej tre muajve”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat