Inspektorati Policor i Kosovës sot pranoi si donacion një automjet (furgon) nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Ceremonia e dorëzimit u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali, ku kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj, pranoi çelësat e automjetit nga Giovanni Galzignato – shefi i shtyllës së monitorimit të misionit EULEX.
Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, Hodaj dhe Galzignato zhvilluan një bashkëbisedim të frytshëm, duke theksuar bashkëpunimin e rëndësishëm në mes IPK-së dhe EULEX-it.
Inspektorati Policor i Kosovës shpreh mirënjohjen për këtë donacion dhe falënderon misionin e EULEX-it për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në përmbushjen e mandatit ligjor për një polici më të përgjegjshme dhe efikase.