Haradinaj prezanton investimet në turizmin malor dhe sportet dimërore

Kosova

Haradinaj prezanton investimet në turizmin malor dhe sportet dimërore

Më: 30 janar 2025 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka prezantuar investimet në turizmin malor dhe sportet dimërore.

“E bekuar nga natyra, Kosova do të bëhet me 4 qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore. Përmes partneritetit publiko-privat, brenda mandatit qeverisës, projektet e mëdha me top prioritet janë:

1. Bjeshkët e Sharrit-  Brezovicë – vlera e investimeve 400 milion euro;

2. Bjeshkët e Nemuna –  Bogë / Rugovë – vlera e investimeve 60 milion euro;

3. Bjeshkët e Nemuna – Bjeshka Belegut – vlera e investimeve 20 milion euro;

4. Bjeshkët e Sharrit – Brod – vlera e investimeve 20 milion euro.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat