Liderët e koalicionit, Eman Rrahmani, Selim Pacolli dhe Ferid Agani, zhvilluan sot një vizitë zyrtare në kompaninë e njohur M-Technology, një nga eksportuesit kryesorë të vendit.
Gjatë vizitës, ata u pritën nga pronari i kompanisë, Rrustem Pacolli, i cili i informoi mbi sukseset dhe planet e ardhshme të kompanisë.
Duke vizituar ambientet e prodhimit, liderët panë nga afër proceset moderne dhe standardet e larta të cilësisë që ndjek M-Technology.
“Kompanitë si M-Technology janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe punësimit në vend. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim industrinë vendore për të rritur eksportin dhe inovacionin,” theksoi Eman Rrahmani.