Nesër i jepet lamtumira e fundit veteranit Vehbi Rafuna

Kosova

Nesër i jepet lamtumira e fundit veteranit Vehbi Rafuna

Më: 30 janar 2025 Në ora: 14:20
Vehbi Rafuna

Varrimi ish-kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Rafuna, bëhet nesër në orën 12:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Rafuna ka vdekur të mërkurën Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij me anë të një postimi në Facebook.

Rafuna, përveç që ishte kryetar i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, ishte edhe drejtor i organizatës joqeveritare që vepronte edhe në Kosovë “Arti i të jetuarit”, e që zbatonte programet në 144 shtete të botës.

Ai në vitin 2002 kishte organizuar kurs me invalidët e luftës së UÇK-së, me një program kundër stresit dhe traumave, i cili ishte futur edhe në burgjet e Kosovës pasi kishte qëllim eliminimin e traumave gjatë luftës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat