Kuvendi Komunal i Skenderajt mban mbledhjen e parë për vitin 2025, miratohen disa pika të rendit të ditës

Kosova

Kuvendi Komunal i Skenderajt mban mbledhjen e parë për vitin 2025, miratohen disa pika të rendit të ditës

Më: 30 janar 2025 Në ora: 21:25
Kuvendi Komunal i Skenderajt

Gjatë ditës së sotme, Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2025.

Kjo mbledhje është mbajtur nën udhëheqjen e kryesueses së Kuvendit Komanal, Adelina Spahiu, shkruan Telegrafi.

Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës: miratimi i rendit të ditës, shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, shqyrtimi i raportit financiar përfundimtar për vitin 2024 dhe betimi i anëtarit të ri, Azem Gashi.

Bëhet e ditur se Kuvendi Komunal i Skenderajt ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat