​Ngjarjet e datës 31 janar

Kosova

​Ngjarjet e datës 31 janar

Më: 30 janar 2025 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Koalicioni AAK - NISMA - KONSERVATORËT - FORUMI INTELEKTUAL E30 - IDEAL mban homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. (Ora 10:00)

Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët akuzohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. (Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

Koalicioni për Familje përkujton heroin Zahir Pajaziti. (Kulla e Zahir Pajazitit Orllan, ora 11:00)

Koalicioni AAK - NISMA - KONSERVATORËT - FORUMI INTELEKTUAL E30 – IDEAL mban tubim zgjedhor me gra. (Restorant “Maturanti” Deçan, ora 12:00)

Komisioni për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor për anëtar të KGJK-së nga gjyqësori, do të mbajë tubim zgjedhor për zgjedhjen e kandidatëve të nominuar për anëtarë të Këshillit nga radha e gjyqtarëve të shkallës së parë. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 13:00)

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza viziton kompaninë KonSoni. (Gjakovë, ora 15:00)

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza mban tubim me qytetarët e Gjakovës. (Pallati “Asim Vokshi”, ora 17:00)

Koalicioni për Familje viziton Bashkësinë Islame në Vushtrri. (Ora 17:00)

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza mban tubim me qytetarët e Malishevës. (Palestra Sportive “Habib Zogaj”, ora 18:30)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor. (Salla e Sportit “Shani Nushi”, Gjakovë, ora 19:00)

Koalicioni për Familje mban tubim zgjedhor. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” Vushtrri, ora 19:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat