Koalicioni për Familjen në Vushtrri: Mbrojtja e familjes në fokus

Kosova

Koalicioni për Familjen në Vushtrri: Mbrojtja e familjes në fokus

Më: 31 janar 2025 Në ora: 23:13
Pamje nga tubimi

Koalicioni për Familjen ka vazhduar fushatën e tij zgjedhore në qytetin e Vushtrrisë, ku liderët e koalicionit kanë prezantuar programin e tyre qeverisës. Ata theksuan angazhimin e tyre për ruajtjen e vlerave dhe traditave të familjes, duke ofruar mbështetje konkrete për qytetarët dhe familjet.

Fushata zgjedhore e Koalicionit për Familjen ka vazhduar në qytetin e Vushtrrisë.

Kryesuesi i listës për deputet, Eman Rrahmani, duke folur për programin qeverisës që ofron ky koalicion, tha se misioni i tyre është ruajtja e vlerave dhe traditave të familjes.

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, u shpreh se programi i tyre ka për qëllim përmirësimin e jetës së çdo qytetari.

Edhe Selim Pacolli nga AKR, theksoi se kauza e këtij koalicioni është mbrojtja e familjes.

Kandidati tjetër për deputet nga Koalicioni për Familjen, Fatmir Smajli, tha se asgjë nuk mund të ketë kuptim nëse familja nuk ka vlerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat