Haliti: Kthejmë shpresën, marrim fitoren, bëjmë ndryshimin

Kosova

Haliti: Kthejmë shpresën, marrim fitoren, bëjmë ndryshimin

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 14:20
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti në tubimin e sotëm të LDK-së në Viti tha se ky takim po ia rikujton zbunimin e vitit 2004, atë kohë kur ishte ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Ndër të tjera ai shprehet se kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku po rikthen shpresën dhe forcën e popullit të Kosovës.

“E paskeni përsëritur tubimin e vitit 2004 kur ishte president Rugova, por tani këtu kryetar Abdixhiku. E Abdixhiku po rikthen shpresën dhe forcën e këtij populli”, u shpreh Haliti.

Ai tutje tha se LDK po kthen shpresën, do marr fitoren, e do të bëjë ndryshimin.

“Kthejmë shpresën, marrim fitoren, bëjmë ndryshimin”, tha kryetari i Vitisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat