Enver Hoxhaj nis fushatën ‘Dorë më dorë’, takohet me qytetarë në Prishtinë

Kosova

Enver Hoxhaj nis fushatën ‘Dorë më dorë’, takohet me qytetarë në Prishtinë

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 12:33
Foto nga takimi

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, po bën një fushatë politike ndryshe nga ajo siç jemi parë të shohim deri më tani.

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka nisur fushatën e tij me moton ‘Dorë më dorë’, duke takuar qytetarë në rrugë dhe vende publike në komuna të ndryshme të Kosovës.

Në videon e fundit të publikuar në Facebook, Hoxhaj shfaqet në Prishtinë duke biseduar me qytetarë të shumtë, të cilët i kanë shprehur përkrahjen e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka theksuar rëndësinë e këtij kontakti të drejtpërdrejtë me njerëzit.

Kjo strategji e tij fushatore po e bën atë të dallojë në garën elektorale, ndërsa angazhimi i tij në terren po përcillet me mbështetje të madhe nga qytetarët.

Në ditët në vijim, ai pritet të vazhdojë takimet edhe në komuna të tjera të vendit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat