Moti për pesë ditët e ardhshme i ftohtë, ngrica e mjegullë

Kosova

Moti për pesë ditët e ardhshme i ftohtë, ngrica e mjegullë

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të ftohtë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në orët e mëngjesit, temperaturat do të jenë të ulëta, me prani të ngricave dhe mjegullës në shumë zona.

Gjatë mesditës, vlerat termike pritet të jenë kryesisht pozitive, por ndjesia e të ftohtit do të mbetet e pranishme për shkak të erës nga veriu dhe veriperëndimi, e cila do të mbizotërojë gjatë gjithë javës.

“Duke pasur parasysh prezencën e mjegullës, qytetarët këshillohen të shmangin daljet e panevojshme, veçanërisht në orët e para të ditës dhe gjatë mbrëmjes, pasi cilësia e ajrit mund të jetë e dobët. Po ashtu, drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, sidomos në zonat me lagështi, ku ekziston mundësia e krijimit të shtresave të akullit, duke e bërë qarkullimin më të vështirë dhe të rrezikshëm”.

Sa i përket reshjeve, kjo javë nuk pritet të sjellë sasi të konsiderueshme shiu apo dëbore, përveç ndonjë rige të dobët në disa zona të izoluara.

Qytetarët këshillohen të ndjekin përditësimet e motit dhe të marrin masat e nevojshme për t’u përshtatur me kushtet atmosferike.

Moti i plotë për tërë javën:

E Hënë, 3 Shkurt 2025

Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa maksimalet nga 3°C deri në 6°C . Do të fryjë erë e lehë nga veriu.

E Martë, 4 Shkurt 2025

Mot me diell dhe vranësia të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

E Mërkurë, 5 shkurt 2025

Moti do të jetë kryesisht me diell. Vranësira parashihen në relievin malor. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -6°C deri  -3°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2°C deri në 5°C. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-4m/s.

E Enjte, 6 Shkurt 2025

Parashikohet mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6°C deri  -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga  4°C deri në 7°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

E Premte, 7 Shkurt 2025

Moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund te sjellin rig atë dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5°C deri  -3°C, ndërsa maksimalet nga 4°C deri në 7°C. Do të fryjë erë e  lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat