Bedri Hamza: Puna e çdo qytetari do të vlerësohet drejtë, 50% do t’i rris pagat në sektorin publik

Kosova

Bedri Hamza: Puna e çdo qytetari do të vlerësohet drejtë, 50% do t’i rris pagat në sektorin publik

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 11:03
Bedri Hamza

Bedri Hamza e ka nisur ditën me një video, ku një arsimtar shpreh frikën e tij, që pa marrë parasysh sa shumë punon, nuk do të mund ta mbajë familjen dhe të sigurojë jetesë të mirë për fëmijët e tij.

“Pagat janë të ulëta e shpenzimet vazhdimisht po rriten. Është brengë konstante që e kam”, thotë arsimtari.

Ndërkaq, Bedri Hamza premton se pagat e të gjithë punëtorëve në sektorin publik do të rriten për 50% dhe puna e çdo qytetari do të vlerësohet drejtë.

Ai thotë se shumë qytetarë, punëtorë të zellshëm, janë prekur nga rritja e çmimeve dhe mezi ia dalin ta kalojnë muajin me pagat që marrin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat