Koalicionit për Familjen premton angazhim për një të ardhme më të mirë

Kosova

Koalicionit për Familjen premton angazhim për një të ardhme më të mirë

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 21:19
Lista për Familjen

Koalicioni për Familjen ka mbajtur tubim elektoral në qytetin e Podujevës. Drejtuesit e këtij koalicioni kanë thënë  se qëllimi i tyre është angazhimi për një të ardhme më të mirë. Sipas tyre, ky qëllim është më afër se kurrë duke falënderuar mbështetjes dhe besimit që po i japin qytetarët.

Drejtuesit e Koalicionit për Familjen në Podujevë kanë thënë se do të angazhohen për një të ardhme ku shëndeti, arsimi dhe siguria do të jenë prioritet. Ata kanë thënë se të bashkuar mund të arrihet çdo qëllim dhe të krijohet një shoqëri që mbështet vlerat.

Bartësi i listës së Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, premtoi siç tha ai paraqitje të dinjitetshme të qytetarëve në Kuvend. 

“Koalicioni për Familjen është koalicion i cili është nisë nga qytetarët. Është koalicion i cili do të vazhdoj të qëndroj sepse ka në krah qytetarët. Është nevojë që ky koalicion të jetë në Kuvendin e Kosovës sepse anëtarët e tij, kanë mbrojtur vlerat e familjes për katër vite”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli tha se me ta në qeveri do të ndërpritet paraqitja e detyrueshme e pensionistëve për të vërtetuar se janë gjallë.

“Janë kategoria më çmuar e shoqërisë.  Duke e ditur se ata janë prindërit tanë ata janë të cilët po tentohet t’u fshihet emri babë dhe nënë dhe tu shëndrrohen në numra. Por jo ata janë babë dhe nënë. Paraqitja çdo gjashtë muaj se ata janë gjallë do të ndërpritet”, theksoi ai.

Koalicioni për familjen premtoi realizim të premtimeve nëse ata do të kenë mundësi të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ky koalicion ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë nga qyteti i Podujevës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat