Mbahet mbledhje komemorative për prof. dr. Isuf Dedushaj

Kosova

Mbahet mbledhje komemorative për prof. dr. Isuf Dedushaj

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 07:35
Prof.dr. Isuf Dedushaj

Me rastin e vdekjes së prof. dr. Isuf Dedushaj, familja e tij njofton se sot do të mbahet mbledhje komemorative.

Mbledhja mbahet në sallën e kuqe të pallatit të rinisë në Prishtinë.

Ndërsa, të mërkurën nga ora 09 deri në 13 mbahen homazhe, kurse varrimi bëhet në ora 14;30 në varrezat e qytetit në Prishtinë në lagjen Arbëria.

Isuf Dedushaj ka dhënë kontribut të madh në arritjet shkencore. Ishte ndër mjekët më aktiv edhe në kohën e pandemisë i cili edhe pse në moshë, kishte dhënë këshilla e sugjerime të shumta për popullatën. Mbi të gjitha ishte një arkiv e gjallë e të gjithë mjekëve dhe profesorëve nga fusha e Mjekësisë.

Dedushaj ishte mjek, epidemiolog, profesor universitar dhe doktor i shkencave të mjekësisë nga Vuthaj, në Mal të Zi. Shkollën fillore e mbaroi në Vuthaj dhe Guci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat