Me nënshkrimin e kontratës së re, shërbimi i pulmologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik do të punoj katër ditë në javë, sa ishte një ditë në javë deri më tani.
Kryetari i Komunës Besim Ilazi tha se puna dhe përkushtimi i drejtorisë së Shëndetësisë është në krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët dhe zgjerimin e shërbimeve shëndetësore.
Për marrëveshjen e re përgëzuan edhe Drejtori i Shëndetësisë Sali Malsiu dhe drejtori i QKMF-së Sinan Zeneli, të cilët thanë se këto aktivitete kanë për qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët tanë.
Në QKMF poashtu vazhdon të jetë edhe shërbimi i gjinekologjisë katër ditë në javë.