ZKA nis auditimin e performancës për mbrojtjen e hapësirave pyjore

Kosova

ZKA nis auditimin e performancës për mbrojtjen e hapësirave pyjore

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 20:19
Zyra Kombëtare e Auditimit

Zyra Kombëtare e Auditimit ka filluar auditimin e performancës për mbrojtjen e hapësirave pyjore në Kosovë. Kjo nismë është duke u realizuar për herë të parë.

Ky proces synon të vlerësojë masat për mbrojtjen nga prerjet ilegale dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore.

Ndër sfidat kryesore janë shpyllëzimi i paligjshëm, degradimi i tokës dhe mungesa e monitorimit.

ZKA ka vlerësuar të nevojshme përfshirjen e saj në këtë proces, i cili është i domosdoshëm dhe prioritet i shoqërisë e shtetit, me synim që këto burime të vlefshme natyrore të shfrytëzohen në mënyrë të qëndrueshme.

Samir Zymberi përgjegjës në ZKA në një intervistë për RTK-në sqaron se tashmë ka nisur një auditim për të vlerësuar efikasitetin e institucioneve relevante për  mbrojtjen, zhvillimin dhe ripërtëritjen e pyjeve, që janë pjesë e Planit Vjetor të Auditimit 2024/2025.

Përveç vlerësimit të dokumentacioneve zyrtarët e zyrës së auditorit do të dalin edhe në terren. 

Auditimi përfshin Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë Pyjore të Kosovës, Ministrinë e Mjedisit dhe Infrastrukturës dhe Agjencinë Kadastrale.

Auditimi pritet të ndihmojë në identifikimin e masave për përmirësimin e menaxhimit të pyjeve dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së tyre për të ardhmen

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat