Hoxhaj tregon planet e PDK-së për sektorin e sigurisë: Është kohë e vendimeve të mëdha

Kosova

Hoxhaj tregon planet e PDK-së për sektorin e sigurisë: Është kohë e vendimeve të mëdha

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 10:39
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, iu ka adresuar qytetarëve me anë të një videoje.

Hoxhaj ka prezantuar planin e PDK-së për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

Ai ka theksuar përkushtimin e tij për përmbylljen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dyfishimin e buxhetit për mbrojtje dhe nënshkrimin e një Marrëveshjeje për Siguri dhe Mbrojtje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-ministri i Jashtëm, ka zbuluar një Plan Veprimi për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke e cilësuar këtë si një hap strategjik për garantimin e paqes dhe sigurisë afatgjatë të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat