117 policë të rinj nga gjenerata e fundit që diplomuan në fund të muajit të kaluar janë vendosur në veri.
Ata do të shërbejnë në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Nga numri i përgjithshëm, 79 janë serbë, 21 boshnjakë kurse pjesa tjetër nga kombësitë tjetër.
Kështu deklaroi zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Ata filluan të punojnë me zyrtarë më të vjetër, të cilët i mësojnë, praktikojnë dhe zbatojnë praktikën”, tha Elshani.
Elshani theksoi se trajnimi do të zgjasë një vit dhe përfshin punën në patrullë, hetime dhe trafik.