Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 00:15
Ilustrim

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhje urgjente. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal Gjilan, ora 09:00)

Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Iniciativa për Progres INPO publikojnë raportin “Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë: Zgjedhjet parlamentare 2025: Analizë e listave të kandidatëve dhe programeve politike.” (IKD, rruga “Ilaz Agushi”, numër 146, Prishtinë, ora 10:00-11:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, Prishtinë, ora 11:00)

Koalicioni për Familjen organizon aktivitet në kuadër të fushatës për zgjedhje. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë, përballë objektit të MKRS-së, ora 11:30)

Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të gjashtë kamionëve të rinj nga Drejtoria e Shërbimeve Publike për KRM "Pastrimi". (Parkingu i objektit të Komunës së Re të Prishtinës, ora 13:30)

Koalicioni për Kosovën Fituese mban takim me gastronomë në Shkabaj. ('Hillstone', ora 15:00)

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, mban tubim me qytetarët e Komunës së Prizrenit. (Sheshi i dëshmorëve “Ismet Jashari”, ora 17:00)

Koalicioni për Kosovën Fituese mban tubim zgjedhor në Rahovec. (Genisi Imperium Malësi e Vogël, rruga Xërxë – Kramovik, ora 18:00)

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubim me qytetarë në Pejë. (Sheshi i qytetit, ora 18:00)

Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku mban tubim elektoral në Gjilan. (Bulevardi “Ibrahim Rugova”, sheshi “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”, ora 18:00)

Koalicioni për Familjen do të mbajë takim me qytetarë në Viti. (Shtëpia e Kulturës "Gursel dhe Bajram Sylejmani", ora 19:00)

Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku mban takim me banorët e fshatit Pozheran të Vitisë. (Restorant Jeta, në Pozheran, ora 20:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat