Moti sot kryesisht i vranët

Kosova

Moti sot kryesisht i vranët

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 07:01
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për sot parashikohet mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga -6°C deri -3°C.

Ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 4°C deri në 7°C. 

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat