Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, përkatësisht, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, do të fillojë Shërbimi i ri i Toksikologjisë.
Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se ky është hap inovativ dhe sjellë pajisje moderne dhe analiza të specializuara që do të mundësojnë të diagnostikojmë me saktësi rastet e intoksikimit, qoftë në situata akute apo kronike.
“Me teknologjinë më të avancuar, do të monitorojmë përqendrimin e barnave terapeutike në gjak dhe identifikojmë në mënyrë efikase rastet e abuzimit me droga dhe substancat e rrezikshme”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera, shtohet se me këtë do të sigurojmë trajtime të nivelit ndërkombëtar, duke ofruar pacientëve një kujdes të shpejtë, të sigurt dhe efikas.