Abdixhiku falënderon bashkëshorten për përkrahjen e palëkundur: Je shtyllë që më mban fort

Kosova

Abdixhiku falënderon bashkëshorten për përkrahjen e palëkundur: Je shtyllë që më mban fort

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 11:04
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë një falënderim publik ndaj gruas së tij, Albinës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku shprehet se shoqërimi i saj në tubime e takime, si dhe këshillat e saj të vazhdueshme në këtë periudhë, ishin vlerë për të.

Ndër të tjera, i pari i LDK-së thotë se prezenca e Albinës krah tij, ishte shyllë e fortë për të.

“Një faleënderim publik për Albinën, gruan time, dhe mbështetjen e palëkundur që ajo më dha në gjithë këtë fushatë. Shoqërimi i saj në pothuajse çdo tubim e takim, bashkë me këshillat e vazhdueshme në këtë periudhë plot dinamizëm, ishin vërtetë vlerë për mua!”, shkroi Abdixhiku

“Përtej përvojës së re për ne të dy, prezenca e saj krah meje në këtë fushatë, ishte shtyllë që më mbante fort. Prandaj, të faleminderit!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat