Gjatë fundjavës zgjedhore më 8 dhe 9 shkurt 2025, në Kosovë pritet mot kryesisht stabil, me diell dhe vranësira të shpërndara, por me temperatura të ulëta, sidomos në orët e mëngjesit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën me 8 shkurt moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C.
Era do të fryjë nga verilindja me intensitet të lehtë deri mesatar.
E diel, 9 shkurt – Dita e zgjedhjeve – Moti parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -6°C, ndërsa maksimalet do të mbeten në intervalin 5°C – 8°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.
Votuesit që dalin herët në mëngjes duhet të jenë të përgatitur për temperatura të ulëta, ndërsa gjatë ditës kushtet do të jenë më të favorshme për dalje në votime.