E shtuna me diell, temperaturat shkojnë në 8 gradë Celsius

Kosova

E shtuna me diell, temperaturat shkojnë në 8 gradë Celsius

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Moti gjatë ditës së shtunë pritet të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -5 deri në 8 gradë Celsius.

“Të shtunën, moti parashikohet  me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të variojnë nga -5°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 5°C deri në 8°C. Era do të fryjë nga verilindjes me intensitet të lehtë deri mesatar”, njofton IHMK-ja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat