Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Java e ardhshme pritet të nisë me mot të qetë, por të ftohtë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nga e marta parashikohet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje të dobëta shiu dhe fjolla bore. Në viset malore priten reshje bore me intensitet mesatar.

Temperaturat e ulëta do të sjellin ngrica në mëngjes, duke krijuar rrezik për rrugët e lagështa dhe të akullta. Prandaj, apelojmë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët. Gjithashtu, në disa zona të ulëta parashikohet prani e mjegullës, e cila mund të kufizojë dukshmërinë.

Qytetarët këshillohen të ndjekin përditësimet e IHMK-së mbi kushtet meteorologjike dhe të marrin masat e duhura për motin e ftohtë dhe rrugët e rrëshqitshme

E hënë: Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7°C dhe -4°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 7°C . Do të fryjë erë e lehë nga veriu.

E martë: Mot me diell dhe vranësira te shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

E mërkurë: Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen të dendësohen dhe të krijojnë kushte që vende-vende të ketë riga shiu të përziera me bore. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 3°C deri në 5°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s.

E enjte: Parashikohet mot kryesisht i vranët . Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 4°C deri në 7°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.

E premte: Moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga te dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat