Procesi i votimit në Skenderaj

Kosova

Procesi i votimit në Skenderaj

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Në qendrën e votimit në shkollën “Anton Çeta” në Skenderaj ka pasur një numër të madh votuesish. Kjo qendër e votimit është më e madhja në Komunën e Skenderajt, e cila ka 5 mijë e 600 votues. Udhëheqësi i kësaj qendre nga KQZ-ja, Agron Istogu thotë se gjithçka ka shkuar ashtu siç është parashikuar dhe numri i votueseve ka qenë shumë i madhi në 13 vitet e fundit.

Istogu: Këto zgjedhje kanë qenë më masoviket

“Kjo është qendra më e madhe e votimit në Komunën e Skenderajt janë shtatë vend votime me 5 mijë e 600 votues. Vendvotimi është hapur në ora 7:00, gjithçka ka qenë paraprakisht e përgatitur mirë, deri në këto qaste ka shkuar çdo gjë në rregull, siç e parasheh edhe ligji. Këto zgjedhje kanë qenë më masivet qe 13 vite ndoshta”, potencon ai.

Xhafer Dobra qytetar nga Skenderaj këto zgjedhje po i konsideron si ndër zgjedhjet më interesante që janë mbajtur ndonjëherë pas lufte, sepse sipas tij votuesit kanë mundësi që të zgjedhin.

Dobra: Mendoj se janë ndër zgjedhjet më interesante

“Shpresojmë për më mirë, d.m.th. pozitive. Unë mendoj se një ndër zgjedhjet më interesante prej mbas luftës, sepse votuesit kanë mundësi për të zgjedhur. Shpresojmë për më mirë”, thotë ai.

Një tjetër qytetarë, mendon se këto zgjedhje ka mundësi që të ndikojnë pozitivisht për qytetarët e Kosovës.

Qytetari Besnik Ibishi vlerëson se zgjedhjet janë dita ku qytetarët mund t’i vlerësojnë, gjërat që kanë ndodhur për 4 vite dhe në bazë të kësaj edhe votojnë për preferencën e tij. Ai gjithashtu theksoi edhe sfidën e qeverisë së ardhshme për ndalimin e migrimit të të rinjve.

Ibishi: Zgjedhjet janë dita ku qytetarët që i kanë ankesat për 4 vite, mi shpreh vlerësimet, ndëshkimet

“Natyrisht dhe pritshmërit për 4 vitet e ardhshme. Kosova ka shumë probleme, ndër problemet kryesore të Kosovës është migrimi i të rinjve, duhet me pas një strategji kombëtare për parandalimin e migrimit të rinjve, se kur nuk ki rini dhe kur nuk ki familje të shëndosh dmth ty nuk të vyejnë kufijtë dhe diçka tjetër”, thotë ai.

Sot në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet parlamentare. Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 28.32 për qind, apo mbi 558 mijë 246 votues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat