Presidentja ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të gazetarit, Faton Osmani

Kosova

Presidentja ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të gazetarit, Faton Osmani

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 10:23
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen e gazetarit, Faton Osmani, i cili vdiq dje.

E para e shtetit thotë se kontributi i profesional për media vendore dhe ndërkombëtare dhe përkushtimi për informimin e saktë e të pavarur do të mbeten trashëgimi e përhershme.

“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani. Kontributi i tij profesional për media vendore dhe ndërkombëtare dhe përkushtimi për informimin e saktë e të pavarur do të mbeten trashëgimi e përhershme. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe komunitetit të gazetarëve! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Faton Osmanin”, ka thënë presidentja.

Themeluesi i “Ekonomia Online” do të varroset sot në orën 12:00 në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat