Ndodh edhe kjo në Rahovec: Macja ka hyrë në market dhe...

Kosova

Ndodh edhe kjo në Rahovec: Macja ka hyrë në market dhe...

Nga: Bota sot Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Të hënën ka filluar fushata për bojkotimin e marketeve të mëdha në Kosovë dhe kjo për shkak të çmimeve të larta.

Ky bojkot do të vazhdojë edhe në fundjavë më 15- 16 shkurt

Sipas organizatorit, Xhevat Kastrati ky bojkot vjen si pasojë e rritjes së çmimeve.

“Rritja enorme e çmimeve viteve të fundit, mashtrimet me çmime të ndryshme për produkte të caktume si dhe iniciativat tjera të rajonit”, ka thënë Kastrati

Sipas Kastratit gjatë 10 shkurtit në Kosovë rreth 10 mijë qytetarë i janë bashkuar kësaj fushate.

Më këtë fushatë kërkohet që të ulen çmimet e ushqimeve bazike e disa kërkesa të tjera.

Gjersa, pritet bojkotimi i marketeve edhe në fundjavë, një ndodhi interesante ka ndodhur në një market të Kosovës.

Një lexues i gazetës “Bota sot”, ka dërguar video ku një mace është futur në një market dhe aty ka prekur, madje edhe ka ngrënë gjëra ushqimore.

Sipas lexuesit, macja ka hyrë në “Super Viva” në Rahovec, ku ka prekur dhe ka ngrënë edhe mishin i cili është në shitje.

Bashkangjitur mund të gjeni edhe videon e rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat