Programi i Kuponëve: MSHTI shtyn afatin e rimbursimit për edukim dhe transport për fëmijët 3-5 vjeç

Kosova

Programi i Kuponëve: MSHTI shtyn afatin e rimbursimit për edukim dhe transport për fëmijët 3-5 vjeç

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar se është shtyrë afati për aplikim në Programin e Kuponëve.

Ky program ka për qëllim të përmirësojë qasjen e fëmijëve 3 deri në 5 vjeç në Institucionet e Edukimit në Fëmijërinë e Hershme (IEFH) nga familjet të cilat janë të regjistruara në Skemën e Asistencës Sociale (SAS).

MASHTI ka njoftuar se afati i fundit është data 26.02.2025 ndërsa aplikimi realizohet vetëm nëpërmjet platformës e-Kosova; në këtë link: ekosova.rks-gov.net

Nëpërmjet Programit të Kuponëve, MASHTI do të rimbursojë pagesën e edukimit dhe transportit për fëmijët e përzgjedhur.

“Ftohen të apikojnë familjet e regjistruara në SAS të cilat banojnë në Prishtinë, Gjilan dhe Lipjan në mënyrë që të përfitojnë nga programi”, thuhet në njoftim.

MASHTI sqaron se aplikuesit mund të jenë prindërit apo kujdestarët ligjorë të fëmijës.

“Kriteret janë të ketë të paktën një fëmijë të moshës nga 3 deri në 5 vjeç në kohën e regjistrimit në IEFH, mosha e fëmijës llogaritet nga data e ofrimit të shërbimit në IEFH, jo nga data e aplikimit në program. Rrjedhimisht prindi apo kujdestari ligjor mund të aplikojë edhe para se fëmija të ketë mbushur moshën 3 apo 5, duke filluar nga 2 vjet e 6 muaj deri në moshën 4 vjet e 6 muaj. Me kusht që vijimin në IEFH ta nisë në moshën 3 vjeçare dhe ta përfundojë kur fëmija fillon edukimin e detyrueshëm parafillor pas moshës 5 vjeçare; Fëmija duhet të ketë vendbanimin në komunën ku aplikon për ta vijuar IEFH”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat