Mendimi për motin: Më ftohtë ditën e shtunë, mundësi për shi e borë – Përmirësim i cilësisë së ajrit

Kosova

Mendimi për motin: Më ftohtë ditën e shtunë, mundësi për shi e borë – Përmirësim i cilësisë së ajrit

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Mendimi për motin – 14.02.2025

Mot më i ftohtë po parashihet për ditën e shtunë, kryesisht me vransira. Orëve të para të ditës priten kushte për reshje të pakta shiu, apo dhe dëbore me rënie të temperaturës. Frynë erë e ftohtë, mesatare, nga veriu e verilindja 6-12m/s.

Temperaturat minimale zbresin në 2C e 4C, e ato maksimale shkojnë deri në 3C e 6C.

Ditën e diel po pritet të ketë më shumë intervale me diell dhe një rritje të përkoshme të temperaturës maksimale deri në 7C. Të hënën ftohtë, kryesisht me vransira, e mundësi për reshje të pakta dëbore kohëpaskohe, vetëm 2C maksimalja.

Nga e marta vransirat shpërndahen por mbetet ftohtë. Minimalet mund të zbresin deri në -6C, e maksimalet gradualisht rriten në 3C e 5C. Erëra frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të hënën me hove deri në 10m/s.

Cilësia e ajrit pritet të përmirësohet ditëve të ardhshme me qarkullimin më të mirë ajror që pritet të kemi. Indeksi zbret dhe në vlera të pranueshme e të mira, me ngjyrë të gjelbërt. Vetëm orëve të mbrëmjes, me qetësimin e erërave vende-vende koncentrimet e ndotësve ajror mund të shënojnë rritje, e indeksi të kaloj në vlera të dobëta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat