Shënohet dita e flamurit të ashkalive në Shtime

Kosova

Shënohet dita e flamurit të ashkalive në Shtime

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 14:34
Shënohet dita e flamurit të ashkalive në Shtime

Në një atmosferë festive, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime u shënua Dita e Flamurit të komunitetit Ashkali. Ky aktivitet i rëndësishëm u organizua me qëllim të promovimit dhe ruajtjes së kulturës, traditave dhe vlerave të këtij komuniteti.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Shtimes, Faruk Beqa i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, si dhe personalitete të ndryshme nga komuniteti Ashkali, të cilët dhanë mesazhe frymëzuese mbi rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe trashëgimisë kulturore.

"Sot është një ditë e veçantë për komunitetin Ashkali, për kulturën, traditat dhe historinë e tyre.
Si komunë, mbetemi të përkushtuar që të mbështesim çdo iniciativë që promovon barazinë, integrimin dhe zhvillimin e të gjitha komuniteteve në Shtime. Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar",
tha Beqa.

Për këtë ditë të veçantë, organizatorët kishin përgatitur një program kulturor-artistik, i cili përmes këngëve, valleve dhe interpretimeve të ndryshme artistike, solli në pah pasurinë dhe larminë e trashëgimisë së asjmhkalinjëve.

Përmes këtij eventi u përcoll një mesazh i rëndësishëm për ruajtjen e traditave dhe për fuqizimin e bashkëpunimit mes komuniteteve në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat