Nesër shënohet 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
E presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të ketë një agjendë të ngjeshur për nder të kësaj dite historike.
Agjenda e Presidentes Vjosa Osmani për nesër:
Në orën 8:20, Ngritja e Flamurit te Republikës së Kosovës;
Në orën 8:30, Nderime te Monumenti i të Pagjeturve
Në orën 09:00, Homazhe te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova;
Në orën 09:10, Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi;
Në orën 10:15, Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz;
Në orën 11:45, Nderime te Monumenti “Heroinat”;
Në orën 12:00, Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, Prishtinë
Në orën 18:00, Pritje shtetërore nga Presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri i Republikës së Kosovës.