Agjenda e aktiviteteve shtetërore për 17-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës:
-Qeveria e Kosovës mban mbledhje festive. (Ora 08:00)
-Ngritja e Flamurit të Kosovës. (Ora 08:20)
-Nderime te Monumenti i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë. (08:30)
-Homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Ora 09:00)
-Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi. (Ora 09:10)
-Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ora 10:00)
-Nderime te Monumenti Heroinat. (Ora 11:45)
-Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. (Sheshi “George Bush”, Prishtinë, ora 12:00)
-Konferenca e parë shkencore për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. (Amfiteatri i Institutit të Historisë “Ali Hadri”, ora 16:00)
-Pritje shtetërore nga presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri i Kosovës. (Ora 18:00)
-Koncert solemn i Filarmonisë së Kosovës
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ora 11:00)
Aktivitetet e Komunës së Prishtinës për 17-vjetorinePavarësisë së Kosovës:
-Kryetari Përparim Rama bën homazhe - varrezat e dëshmorëve dhe varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Ora 09:00 – 9:30)
-Seanca solemne e Kryeqytetit. (Salla e Kuvendit KOmunal, ora 10:00-10:45)
-Lansohet projekti “Zërat e Lirisë: Gratë e UÇK-së rrëfejnë” që sjell rrëfimet e katër grave të UÇK-së nga rajoni i Prishtinës. (Reporting House, ish-objekti i Gërmisë, Prishtinë, ora 11:00)
-Program Kulturor - Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve të Durrësit. (Sheshi “Skënderbeu”, 13:00 - 14:00)
-Koncerti i Pavarësisë. (Sheshi “Skënderbeu”, nga komuna e Prishtinës, ora 14:00)
Aktivitetet e Komunës së Obiliqit me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës:
Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” – Prekaz. (Ora 09:30)
-Homazhe pranë Pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit në Obiliq. (Ora 11:30)
-Seancë solemne e Kuvendit Komunal. (Ora 12:00)
-Manifestimi qendror në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” - Obiliq. (Ora 13:00)
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës do të hapet ekspozita “Pavarësia e Kosovës në shtypin shqiptar”. (Biblioteka “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 11:00)
Mbahet eventi i tretë ndërkombëtar i garës me kuaj. (Prelez i Muhaxherëve, Ferizaj, ora 10:00)